Hima Travel
Charter Tirane → Antalya · 2027

Pushime ne Antalya 2027 All Inclusive per familjen

Side, Alanya, Kemer, Belek, Lara. Fluturim direkt nga Tirana, rreth 2 ore. Hotele All Inclusive. Shumica e hoteleve qe shesim jane 5 yje.

  • Charter direkt nga Tirana
  • All Inclusive ose Ultra All Inclusive sipas hotelit
  • Cmimet e 2027 nuk kane dale ende

Antalya 2027: merrni ofertat sapo te dalin

Cmimet e 2027 nuk kane dale; presim nentor ose dhjetor. Regjistroni sot datat dhe hotelin qe preferoni dhe ju njoftojme sapo te dalin ofertat, qe te zgjidhni nder te paret. Regjistrimi eshte falas, pa detyrim rezervimi.

Keni pyetje? Na shkruani

Cfare perfshin paketa turistike All Inclusive per Antalya?

Paketa charter perfshin fluturimin vajtje-ardhje nga Tirana, 20 kg valixhe dhe 8 kg bagazh dore per person, hotelin me All Inclusive ose Ultra All Inclusive sipas hotelit, dhe transferten aeroport-hotel-aeroport. Sigurimi eshte falas per klientet me nisje nga Shqiperia dhe me pasaporte shqiptare. Masazhet, ekskursionet dhe restorantet me pagese nuk hyjne brenda.

Sa nete: Shumica e paketave jane 6 nete. Ka edhe paketa me me pak ose me shume nete, por vetem ne data te caktuara. Numeroni netet ne hotel, jo ditet: nisja eshte heret ne mengjes dhe kthimi pas ores 12 te nates.

Fluturimi: Direkt nga Rinasi per ne Antalya, rreth 2 ore, pa ndalesa. Nisja nga Rinasi eshte heret ne mengjes, zakonisht rreth ores 2:30 ose 4:00, dhe kthimi pas ores 12 te nates. Orari i sakte del me biletat.

Transferta: Transferta aeroport-hotel behet me autobus, jo me taksi. Koha varet nga zona (tabela me poshte).

Kur nisen: Nisjet shkojne nga maji deri ne tetor; shumica jane ne korrik dhe gusht. Datat e 2027 dalin me ofertat.

Dita e pare dhe e fundit: Zakonisht dhoma merret nga ora 14:00 dhe lihet ne 12:00. Kthimi eshte pas ores 12 te nates, prandaj pyesni agjentin per diten e fundit: disa hotele lejojne te perdorni ambientet edhe pas dorezimit te dhomes.

Cilen zone te Antalyas te zgjedh?

Side dhe Alanya jane nder zonat me te preferuara te Antalyas. Plazhi ndryshon edhe brenda zones, prandaj kontrollojeni te faqja e hotelit.

ZonaRreth sa nga aeroportiPlazhiU shkon
SideRreth 1 ore e 5 minKryesisht rere; ne disa hotele ka gure ne hyrje te detitFamilje dhe cifte
Alanya1,5 deri 2 oreRere, shpesh me guralece ne hyrje te detitFamilje me femije
KemerRreth 50 minGuraleceNatyre dhe cifte
BelekRreth 30 minKryesisht rereFamilje qe duan hotel te madh
Lara15 deri 20 minRereFamilje me femije te vegjel; afer qytetit

Disa nga hotelet me te pelqyera ekonomike

Hotelet dhe ofertat e 2027 jua konfirmon agjenti. Shikoni te gjitha: hotele ne Antalya. Ose sipas asaj qe kerkoni: per familje, me aquapark, 10 me te mirat, per cifte, vetem per te rritur. Buxhet i kufizuar? Si ulet cmimi. Cfare te beni ne Antalya: Belek, Side, Alanya, Kemer, Lara dhe Land of Legends.

Hotelet ne Antalya

Zgjidhni hotelin per te pare fotot, plazhin dhe cfare perfshin. Cmimet e 2027 i shtojme sapo te dalin.

Si llogariten femijet?

Deri ne 11 vjec numerohen femije. Nga 12 vjec numerohen si te rritur. Ne disa hotele femija deri 11 vjec mund te jete falas ne hotel, por bileta e avionit paguhet. Prandaj na jepni moshen e sakte te cdo femije: cmimi varet prej saj. Per foshnjat, agjenti ju thote kushtet e hotelit dhe te fluturimit.

Mini Club ndryshon nga hoteli ne hotel; shume hotele e kane per mosha 4 deri 12 vjec. Shikoni faqen e hotelit.

Si paguhet?

Rezervimi behet me nje agjent, ne WhatsApp ose me telefon. Kur rezervoni, paguani nje paradhenie, dhe pjesen tjeter 1 muaj para nisjes. Kur deri ne nisje ka me pak se 1 muaj, paguhet e plote. Pagesa behet ne zyre ose me banke, nga kudo qe jetoni. Formulari i kerkeses nuk kerkon asnje pagese.

Nga Kosova ose nga jashte?

Per Antalya ka charter edhe nga Prishtina. Hotelet dhe ofertat ne kete faqe jane per nisjet nga Tirana; per nisje nga Prishtina na shkruani dhe agjenti jua dergon ofertat e 2027. Shtetasit e Kosoves hyjne pa vize ne Turqi per qendrime deri ne 90 dite brenda 6 muajve. Te gjitha detajet: Pushime ne Turqi nga Kosova.

Jetoni jashte dhe vini ne Shqiperi ne vere? Nisuni me ne nga Rinasi. Zgjidhni daten sipas pushimeve tuaja dhe na shkruani ne WhatsApp nga cilido vend. Nese doni te niseni nga qyteti ku jetoni, charter-i nga Tirana nuk ju sherben: na shkruani dhe ju tregojme cfare ka.

Pyetjet me te bera per Antalya

Kur dalin cmimet e 2027?
Per charter-in nga Tirana, cmimet e 2027 nuk kane dale ende. Presim te dalin ne nentor ose dhjetor. Lini kerkesen tuaj dhe ju njoftojme sapo te dalin.
Cila zone e Antalyas eshte me e mire per familje me femije?
Per plazh me rere dhe transferte te shkurter, Lara dhe Belek. Per zgjedhje te gjere hotelesh me aquapark, Side dhe Alanya. Kemeri ka guralece: per femije te vegjel merrni kepuce uji.
Sa kushton Antalya per 2 te rritur + 2 femije?
Per charter-in nga Tirana, cmimet e 2027 nuk kane dale ende. Cmimi varet nga hoteli, data dhe mosha e femijeve. Lini kerkesen dhe ju njoftojme sapo te dalin.
Sa zgjat fluturimi Tirane-Antalya?
Fluturim direkt, rreth 2 ore, pa ndalesa dhe pa transit ne Stamboll. Nisja eshte zakonisht rreth ores 2:30 ose 4:00 te mengjesit.
Si eshte deti ne korrik dhe gusht?
Deti ne Antalya eshte rreth 27-28 °C dhe ajri 32-35 °C. Detajet muaj pas muaji: Koha dhe moti.

Zonat e Antalyas

176 hotele te ndara ne 5 zona. Secila zone ka plazhin dhe distancen e vet nga aeroporti.