Hima Travel
Charter Tirane → Fethiye/Dalaman · 2027

Pushime ne Fethiye 2027 Plazh + natyrë për familjen

Laguna blu e Ölüdenizit, parashutë mbi det, plazh + natyrë. Sarıgerme, Hisaronu, Ovacik. Më e kërkuara për familje që duan ujë të kthjellët.

  • Charter direkt nga Tirana
  • All Inclusive · transferta perfshire
  • Cmimet e 2027 dalin se shpejti

Fethiye 2027: mos i humbisni ofertat Early Booking!

Regjistroni sot datat dhe hotelin qe preferoni. Ne ju njoftojme sapo te dalin ofertat, qe te perfitoni nga uljet e rezervimit te hershem dhe te zgjidhni nder te paret.

Ke pyetje? Na shkruaj

Hotelet ne Fethiye

Zgjidhni hotelin per te pare fotot, plazhin dhe cfare perfshin. Cmimet e 2027 i shtojme sapo te dalin.

Pyetjet me te bera per Fethiye

Cila zonë e Fethiyes është më e mirë për familje me fëmijë?
Ölüdeniz është më e kërkuara: laguna blu, plazh i mbrojtur me ujë të qetë, hotele me kids club. Sarıgerme është më e qetë me hotele 5★ all-inclusive me kopshte të mëdha. Hisaronu/Ovacik kanë çmime më të arsyeshme me ambiente malore.
Sa kushton nje jave ne Fethiye per 2 te rritur + 2 femije?
Cmimet e veres 2027 nuk kane dale ende. Paketa perfshin charter nga Tirana, transferta nga aeroporti DLM dhe All Inclusive. Sapo te dalin, i shihni ne kete faqe per cdo hotel dhe date.
Sa zgjat fluturimi Tiranë → Dalaman (DLM)?
Direkt charter, rreth 2 orë. Pa ndalesa, pa transit. Aeroporti DLM është 25–60 minuta nga zonat kryesore turistike (Sarıgerme më pranë, Ölüdeniz më larg).
Si është deti i Fethiyes kundrejt Antalyas dhe Bodrumit?
Fethiye ka ujë më të kthjellët se Antalya, dhe laguna e Ölüdenizit konsiderohet ndër plazhet më të bukura të Mesdheut. Plazhet janë mix rëre + zhavorr (jo rërë e plotë si Antalya). Temperatura e detit në korrik–gusht: 26–27 °C.
Çfarë mund të shoh përveç hotelit?
Parashutë mbi lagunën blu (Ölüdeniz është kryeqendra botërore), excursion barke në 12 ishujt, qyteti i lashtë i Telmessos, plazhi i Iztuzu (mbrojtje breshkash deti), Saklikent Canyon. Të gjitha brenda 30–60 min me transfertë.