Hima Travel

AQI Pegasos World

Antalya, Turqi

8.6

Shumë mirë

Booking.com · 904 vlerësime

Përmbledhje

AQI Pegasos World është hotel në Antalya.

Antalya 2027: mos i humbisni ofertat Early Booking!

Regjistroni sot datat tuaja per AQI Pegasos World. Ne ju njoftojme sapo te dalin ofertat, qe te perfitoni nga uljet e rezervimit te hershem dhe te zgjidhni nder te paret.

Ke pyetje? Na shkruaj

Pse të rezervoni me Hima Travel?

Agjensi udhëtimi që nga 2011, punojmë me operatorët më të mirë në treg për çmim dhe disponueshmëri.

  • Që nga 2011

    15 vite eksperiencë me familjet shqiptare

  • 15.000+

    klientë udhëtojnë me ne çdo vit

  • 4.6 nga 5

    nga 265 vlerësime në Google

Pagesa & Çfarë përfshin

Detaje për çmimin dhe mënyrën e pagesës.

Çfarë përfshin çmimi

  • Fluturim charter Tiranë → destinacion (vajtje-ardhje)
  • Transferta aeroport ↔ hotel (vajtje-ardhje)
  • All Inclusive / Ultra All Inclusive sipas paketës së hotelit
  • 20 kg bagazh check-in + 8 kg bagazh kabine
  • Sigurimi standard i udhëtimit

Si bëhet pagesa

  • Nëse nisja është më shumë se 1 muaj larg: 50% paradhënie në konfirmim + 50% balance 1 muaj para nisjes.
  • Nëse nisja është më pak se 1 muaj larg: pagesa e plotë në konfirmim.
  • Mënyrat e pagesës (bankë / cash në zyrë / transfer) konfirmohen me operatorin në WhatsApp.

Informacion i rëndësishëm

Sapoi te mberrini ne AQI Pegasos World mund te hapni diten ne pishina, aquapark (sipas orarit) dhe plazh; dhoma jepet zakonisht nga ora 14:00. Ne diten e nisjes dhomen e lini ne 12:00, por zonat e perbashketa mbeten te hapura derisa te niseni. Dalja me vone nga dhoma vetem nese ka vend: pyeteni recepsionin ne vend, pa premtime fikse. Nga aeroporti i Antalyas (AYT) jane rreth 70 km; me transfer ose makine zakonisht 55-75 minuta, shpesh afer 70 minutave. Hoteli eshte ne Side. Kafshe shtepiake nuk lejohen. Eshte resort 4* familjar me All Inclusive, me territor te madh dhe fokus te qarte te ujit. Tre arsyet pse e sugjerojme shpesh: aquapark i madh me shume rreshqitese, pishina kryesore shume e gjere dhe hapesire e madhe familjare me gjalleri. Plazhi privat Blue Flag eshte i gjate, por me rere dhe gure/zhavorr - jo rere e bute e paster. Nese doni hotel te vogel dhe shume te qete, tregojani agjentit per opsione me te qeta ne Side.

Rreth hotelit

AQI Pegasos World ndodhet ne Side, rreth 6 km nga qendra e Side. U hap ne 2002 (rinovime dhomash ne vite te mevonshme) dhe eshte 4* value me ritem familjar, jo boutique luksoz.

Klientet tane e zgjedhin me shume per ujin dhe hapesiren: aquapark i madh me rreth 13 rreshqitese uji, pishina kryesore e jashtme shume e madhe me zone pirate per femije, dhe territor i gjere me palm e ambient aktiv. Plazhi privat Blue Flag eshte plotesim i mire i dites ne uje, me shezllonge dhe ombrella te perfshira.

Nese udhetoni me femije ose adoleshente qe duan rreshqitese gjithe diten, ky profil perputhet mire. Ciftet qe kerkojne qetesi absolute mund te ndihen ne ambient me zhurme dhe turme ne sezon te larte.

All-Inclusive

Koncepti eshte All Inclusive. Restoranti kryesor Ambrossia ben buffet per mengjes, late breakfast, dreke dhe darke. Gjate dites ka snack (Navigator, Mobydick per femije, Potato Truck), akullore te bute dhe kafe/embelsira ne Lobby sipas orarit.

Pijet lokale alkoolike dhe joalkoolike jane te perfshira ne oraret e konceptit (zakonisht nga paradite deri ne mesnate / 01:00). Pas kesaj ore, importet/premium, shishet, lengjet e fresketa dhe kafeja turke jane me pagese.

Per darka a la carte me rezervim: Saray (turke), Prima Cucina (italiane) dhe Spice (aziatike). Per qendrime 7 nete ose me shume, zakonisht 1 darke falas ne jave ne nje prej tyre; vizitat e tjera paguhen. Detajet i konfirmoni ne hotel.

Per shume familje asetet kryesore mbeten aquaparku i madh dhe pishina e gjere, jo vetem buffet-i.

Pishina & Spa

Forca e ujit ketu eshte e qarte. Pishina kryesore e jashtme eshte shume e madhe, me dy rreshqitese per te rritur dhe zone femijesh me anije pirate. Aquaparku eshte i madh: rreth 13 rreshqitese uji (boomerang, tube, rafting, space bowl e te tjera); per disa ka kufi gjatesie. Ka edhe pishine te brendshme dhe zone te vogel te brendshme per femije.

Shezllonget dhe ombrellet ne pishine jane te perfshira; mos rezervoni shezllong para ores 07:00 te pishina kryesore. Fitness eshte falas. Hammam, sauna dhe masazhet ne SPA jane me pagese; mos prisni pakete SPA falas ne konceptin AI.

Ideale per dite te gjata ne uje me femije. Ne sezon te larte prisni gjalleri dhe radhe tek rreshqiteset - kjo eshte pjese e profilit te nje resorti te madh familjar.

Plazhi

Plazhi privat eshte i gjate, Blue Flag, me perzierje rere dhe gure/zhavorr (keshtu e deklaron edhe hoteli). Nuk e shesim si plazh me rere te bute te paster: ne hyrje te detit shpesh ka gure, prandaj kepucet e ujit ndihmojne. Shezllonget, ombrellet/tendat dhe peshqiret e plazhit jane falas; pavilioni me rezervim dhe pagese.

Ka skele dhe bar plazhi sipas orarit te sezonit. Uji eshte Mesdheu i Side: i qarte ne dite te mira. Ideal per familje qe duan plazh te gjate prane resortit, jo per ata qe kerkojne vetem rere te holle pa gure.

Aktivitete & argëtim

Gjate dites ka animacion ne pishine, sporte te lehta (voleyboll plazhi, mini futboll, tenis me fushe falas; pajisje/mesime/ndricim shpesh me pagese) dhe programe pool. Sportet ujore me motor jane me pagese nga operatori i trete.

Per femije: Mini Club, Junior dhe Teenage Club ne orare te ndara diten; Mini Disco ne darke. Naten ka shfaqje ne amfiteater. Ne te diele animacioni ditor mund te jete me i kufizuar. Disa sherbime shtese (salla lojrash, bilardo) jane me pagese.

Ne sezon te larte pret ambient aktiv dhe radhe tek rreshqiteset: kjo eshte pjese e nje resorti te madh familjar me aquapark. Nese doni pushim te qete pa animacion, ky nuk eshte tipi juaj.

Të gjitha komoditetet

Komoditete të përgjithshme (36)
  • Private bathroom
  • Balcony
  • Bathtub
  • Toilet
  • Free toiletries
  • Hairdryer
  • Shower
  • Wardrobe or closet
  • Sun deck
  • Terrace
  • Garden
  • Entertainment staff
  • Ping-pong
  • Playground
  • Satellite channels
  • Telephone
  • Baggage storage
  • Currency exchange
  • 24-hour front desk
  • Ironing service Additional charge
  • Dry cleaning Additional charge
  • Laundry Additional charge
  • Fax/Photocopying Additional charge
  • Meeting/Banquet facilities Additional charge
  • Safe Additional charge
  • Wake-up service
  • Elevator
  • Hair/Beauty salon
  • Facilities for disabled guests
  • Room service
  • Seasonal
  • Turkish/Steam Bath
  • German
  • English
  • Russian
  • Turkish
Dhoma (3)
  • Wifi in all areas
  • Air conditioning
  • Flat-screen TV
Ushqim & pije (5)
  • Restaurant
  • Bar
  • Breakfast
  • Snack bar
  • Minibar
Pishina (2)
  • 2 swimming pools
  • Pool table Additional charge
Spa & wellness (4)
  • Spa
  • Massage Additional charge
  • Spa Additional charge
  • Sauna
Aktivitete (4)
  • Fitness center
  • Private beach area
  • Beach
  • Tennis court Additional charge