Hima Travel
Sub-zonë e Antalyas

Pushime në Lara 2026

15 minuta nga aeroporti AYT, plazh i gjatë rëre dhe hotele 5★ me arkitekturë spektakolare, pjesa më premium e Antalyas, më afër qytetit se Belek-u.

Plazhi
rëre
Nga AYT
15 min
Hotele
15

Lara është gadishulli në lindje të Antalyas, me distancë vetëm 15-20 min nga aeroporti AYT, më e afërta nga të gjitha zonat. Karakterizohet nga plazhi i gjatë rëre të imët (mbi 8 km) dhe hotele luksi me arkitekturë të veçantë: Royal Holiday Palace, Royal Seginus, Kervansaray, Titanic Beach Lara. Zona kombinon pushim 5★ me afërsi me qytetin e Antalyas, qendrat tregtare dhe Kaleiçi (qyteti i vjetër).

Pse Lara?

Hotele me arkitekturë spektakolare

Royal Holiday Palace, Royal Seginus, Titanic Beach Lara, me pamje të mahnitshme që e bëjnë pushimin instagrammable. Ultra All Inclusive standard.

Plazh i gjatë rëre

Plazh me rërë të imët, mbi 8 km i gjatë, deti i cekët në hyrje, perfekt për fëmijë të vegjël. Pjesë të certifikuara Blue Flag.

Afërsi me qytetin e Antalyas

15-20 min nga qendra: Mall of Antalya, Kaleiçi (qyteti i vjetër), restorante autentike turke. Mundësi për ditë qyteti pa transport të gjatë.

E mirë për

  • Familje me fëmijë
  • Çifte
  • Premium afër qytetit

15 hotele në Lara· nga €2.065

Çmimet përditësuar më 12 shtator 2026, 00:32

Ducale Lara

Ducale Lara

Kundu, Antalya, Turkey

Ultra All Inclusive · 6 netë

Nga 2222

për 2 të rritur

Pyetje për Lara

Sa zgjat udhëtimi nga aeroporti AYT në Lara?
Vetëm 15-20 minuta me autostradë, distanca më e shkurtër nga të gjitha zonat e Antalyas. Transferi është i përfshirë në çdo paketë.
Pse Lara është më e shtrenjtë se Side ose Manavgat?
Lara ka hotele 5★ premium me arkitekturë të veçantë (seria Royal, Titanic Beach) dhe distancë jashtëzakonisht të shkurtër nga aeroporti. Çmimi reflekton premium location + cilësi infrastrukture.
A janë plazhet e Lara-s të përshtatshme për fëmijë?
Po, rërë e imët dhe det i cekët në hyrje, më e mirë se Kemer (që ka kalldrëm) për fëmijë të vegjël. Hotelet kanë kids club, aquapark dhe pishina për fëmijë.

Zonat e tjera të Antalyas

S'e gjete dot atë që kërkon?

Shfleto gjithë Antalyan ose na shkruaj direkt.