Hotele per cifte dhe muaj mjalti ne Antalya: hotele te medha me pishine vetem per te rritur
Spa, plazh dhe gjithcka e nje hoteli te madh, me nje vend ku femijet s'hyjne. Per ciftin qe do te dyja.
- Charter direkt nga Tirana
- Koncepti All Inclusive ose Ultra All Inclusive, sipas hotelit
4.6 nga 5 ne Google, mbi 270 vleresime
Antalya 2027: mos i humbisni ofertat Early Booking!
Cmimet e 2027 nuk kane dale; presim nentor ose dhjetor. Regjistroni sot datat dhe hotelin qe preferoni dhe ju njoftojme sapo te dalin ofertat, qe te zgjidhni nder te paret. Regjistrimi eshte falas, pa detyrim rezervimi.
Pas dasmes, ose thjesht kur keni kohe qe s'keni qene vetem ju te dy, nje hotel i madh ne Antalya ju jep gjithcka ne nje vend: plazh, spa, restorante dhe mbremje me argetim. Ne keto hotele ka edhe familje me femije, dhe shumica kane aquapark. Por secili ka nje vend vetem per te rritur, ku ju te dy mund te rrini te qete: per ciftin qe do te dyja. Charter direkt nga Tirana, rreth 2 ore fluturim.
Nese doni hotel pa femije fare, shikoni hotelet vetem per te rritur.
Cfare duhet te kete nje hotel i mire per cifte
- Nje vend vetem per te rritur. Pishine ose pjese e hotelit ku femijet s'hyjne: hyhet zakonisht nga 16 ose 18 vjec.
- Spa. Me hamam dhe sauna, per ditet kur nuk doni diell.
- Plazhi i hotelit. Privat, ose pjese e rezervuar per mysafiret.
- Note nga 8.5 e lart te Booking, me te pakten 50 vleresime. Nota eshte per gjithe hotelin, nga te gjithe ata qe kane qendruar atje.
14 hotele per cifte ne Antalya
Keta hotele i kane te katra. Akra Sorgun del e para sepse ka nje pjese te tere vetem per te rritur, pa femije atje. Pas saj jane renditur nga nota me e larte te Booking. Ka edhe hotele te tjera me pishine per te rritur: na pyesni.

Side · Rreth 1 ore e 5 min nga aeroporti
Akra Sorgun Tui Blue Sensatori
9.6 te Booking, mbi 100 vleresime
Per ciftin qe do te jete larg femijeve edhe ne dhome, jo vetem te pishina. Pjesa per te rritur ka dhoma me pamje nga deti, suita me pishine private dhe restorantin turk Safran, vetem per te rritur.
- Vetem per te rritur:
- Pjese e tere e hotelit nga 16 vjec, me dhomat, pishinat dhe barin e vet
- Spa:
- Sauna dhe hamam. Spa-ja pranon nga 16 vjec
- Plazhi:
- Plazh privat me rere, 260 m i gjate
- Ka edhe:
- Pjese me vete per familjet, me mini club

Belek · Rreth 30 min nga aeroporti
Maxx Royal Belek Golf Resort
9.5 te Booking, mbi 100 vleresime
Per ciftin qe do luks dhe nje dite te gjate ne spa, me golf dhe aeroportin afer.
- Vetem per te rritur:
- Pishine e thelle 2 m, nga 16 vjec
- Spa:
- 3 500 m2, me hamam dhe 4 sauna
- Plazhi:
- Plazh i hotelit me rere, rreth 300 m i gjate, me skele mbi det dhe kabana
- Ka edhe:
- Aquapark me 18 rreshqitese dhe mini club

Belek · Rreth 30 min nga aeroporti
Cullinan Golf & Resort Belek
9.3 te Booking, mbi 100 vleresime
Per ciftin qe pushimin e sheh ne spa: tre nga dhomat e trajtimit jane per dy veta, dhe nga aeroporti ka pak rruge.
- Vetem per te rritur:
- Pishina Azure, nga 16 vjec
- Spa:
- C'ESPACE, 8 000 m2, me 3 dhoma trajtimi per cifte
- Plazhi:
- Plazh privat me rere te imet, rreth 800 m i gjate, me skele
- Ka edhe:
- Aquapark me 13 rreshqitese dhe mini club

Side · Rreth 1 ore e 5 min nga aeroporti
Barut Hemera
9.2 te Booking, mbi 600 vleresime
Per ciftin qe do pemet rreth vetes dhe nje shetitje ne mbremje: qendra e Side-s eshte rreth 3 km larg.
- Vetem per te rritur:
- Quiet Pool, pishine e qete nga 16 vjec, 360 m2
- Spa:
- Hamam dhe sauna, masazhet me pagese
- Plazhi:
- Pjese plazhi e rezervuar per hotelin, rreth 80 m e gjate, me rere te imet. Ne det ka pllaka shkembi: merrni kepuce uji
- Ka edhe:
- Pishine me 4 rreshqitese dhe mini club

Belek · Rreth 30 min nga aeroporti
Ethno Hotels Belek
9.2 te Booking, mbi 200 vleresime
Per ciftin qe do nje hotel te ri, te hapur ne 2024, me dhoma dhe suita me dalje direkt ne pishine.
- Vetem per te rritur:
- Santorini Pool, pishine vetem per te rritur
- Spa:
- Hamam, sauna dhe banje me avull
- Plazhi:
- Plazh privat me rere, rreth 230 m i gjate
- Ka edhe:
- Aquapark me 15 rreshqitese dhe mini club

Belek · Rreth 30 min nga aeroporti
Regnum The Crown
9.2 te Booking, 100 vleresime
Per ciftin qe e do mbremjen pa femije rreth vetes: tarraca e siperme e hotelit eshte vetem per te rritur, me pishine infinity, restorant dhe bar.
- Vetem per te rritur:
- Seven Rooftop, pishine infinity 900 m2 ne tarracen e siperme te hotelit, nga 18 vjec
- Spa:
- Revive, 4 500 m2, me hamam dhe sauna
- Plazhi:
- Plazh privat me rere te bardhe, 450 m i gjate
- Ka edhe:
- Aquapark dhe mini club

Lara · 15 deri 20 min nga aeroporti
Adalya Elite Lara
9.1 te Booking, mbi 600 vleresime
Per ciftin qe do te jete sa me shpejt ne plazh: Lara eshte zona me e afert me aeroportin, dhe skela ka bar e shezlonge mbi det.
- Vetem per te rritur:
- Relax Pool nga 18 vjec, 165 m2
- Spa:
- 1 300 m2, me hamam dhe sauna
- Plazhi:
- Plazh privat me rere dhe guralece, rreth 100 m i gjate, me skele te madhe prej druri
- Ka edhe:
- Aquapark me 8 rreshqitese dhe mini club

Kemer · Rreth 50 min nga aeroporti
Akra Kemer
9.0 te Booking, mbi 400 vleresime
Per ciftin qe do natyre: ketu malet zbresin ne det, dhe mbremjen e mbyllni te njeri nga baret ku hyhet nga 16 vjec.
- Vetem per te rritur:
- Hapesire vetem per te rritur, dhe baret Luna Terrace e Luna Jazz nga 16 vjec
- Spa:
- 1 000 m2, me hamam, sauna dhe banje me avull
- Plazhi:
- Plazh privat me guralece, me skele
- Ka edhe:
- Pishine me rreshqitese dhe mini club

Side · Rreth 1 ore e 5 min nga aeroporti
Voyage Sorgun
9.0 te Booking, mbi 100 vleresime
Per ciftin qe do nje spa te madhe dhe shezlongun e vet mbi det, ne skelen e hotelit.
- Vetem per te rritur:
- Pishine e qete nga 16 vjec
- Spa:
- Rreth 1 500 m2, me hamam, sauna dhe banje me avull
- Plazhi:
- Plazh i hotelit me rere dhe guralece
- Ka edhe:
- Aquapark dhe klub per femije

Belek · Rreth 30 min nga aeroporti
Kirman Belazur Resort & Spa
8.9 te Booking, mbi 600 vleresime
Per ciftin qe e kalon diten te pishina: ajo per te rritur eshte e madhe dhe ka barin e vet.
- Vetem per te rritur:
- Pishine infinity 600 m2 me barin e vet, nga 16 vjec
- Spa:
- Hamam dhe sauna
- Plazhi:
- Plazh me rere dhe guralece, rreth 250 m i gjate, me skele
- Ka edhe:
- Aquapark me 15 rreshqitese dhe mini club

Alanya · 1,5 deri 2 ore nga aeroporti
Mylome Luxury Hotel & Resort
8.9 te Booking, mbi 500 vleresime
Per ciftin qe do nje hotel modern, te hapur ne 2020, me dhoma me dalje direkt ne pishine.
- Vetem per te rritur:
- Pishine nga 18 vjec, 750 m2
- Spa:
- Hamam, sauna, banje me avull dhe dhoma e kripes
- Plazhi:
- Plazh privat me skele
- Ka edhe:
- Aquapark dhe mini club

Belek · Rreth 30 min nga aeroporti
Regnum Carya Golf & Spa Resort
8.9 te Booking, mbi 400 vleresime
Per ciftin qe do luks dhe trajtime per dy: spa-ja ka suita per cifte, dhe te pishina e madhe e te rriturve hyhet vetem nga 18 vjec.
- Vetem per te rritur:
- Adult Pool nga 18 vjec, 945 m2, me barin e vet
- Spa:
- Revive, 5 000 m2, me hamam, sauna dhe suita per cifte
- Plazhi:
- Plazh privat me rere te bardhe, me skele
- Ka edhe:
- Park ujor me 15 rreshqitese dhe mini club

Belek · Rreth 30 min nga aeroporti
Tui Magic Life Belek
8.8 te Booking, mbi 1 100 vleresime
Per ciftin qe do nje hotel te gjalle me shume aktivitete, me nje pishine dhe bar ku hyhet vetem nga 16 vjec.
- Vetem per te rritur:
- Relax Pool nga 16 vjec, me barin e vet
- Spa:
- Hamam, sauna dhe banje me avull
- Plazhi:
- Plazh i hotelit me rere dhe guralece, rreth 250 m i gjate
- Ka edhe:
- Aquapark dhe mini club

Lara · 15 deri 20 min nga aeroporti
Liberty Lara
8.8 te Booking, mbi 700 vleresime
Per ciftin qe do te dyja afer: pishina Apollon eshte e qete, ndersa parku ujor dhe pishina e madhe jane me te gjalla. Aeroporti eshte vetem 15 deri 20 minuta larg.
- Vetem per te rritur:
- Apollon Adult Pool, nga 16 vjec, me jacuzzi
- Spa:
- Rreth 300 m2, me hamam dhe sauna
- Plazhi:
- Plazh privat me skele. Kabanat me cati kashte jane me pagese
- Ka edhe:
- Park ujor me rreshqitese
Na thoni kur doni te udhetoni
Agjentet tane ju thone cili hotel ju pershtatet.
Na shkruani ne WhatsAppMuaj mjalti ne Turqi: cfare ofrojne hotelet
Disa hotele i presin te sapomartuarit me dicka te vecante. Nuk eshte njesoj kudo dhe ndryshon nga viti ne vit, ndaj oferten per hotelin qe zgjidhni e konfirmon agjenti.
Per shembull, Akra Sorgun: dekorim dhome, luleshtrydhe dhe vere e gazuar ne dhome, nje mengjes ne dhome, nje masazh 20 minutash per dy veta (rezervohet 2 dite me pare) dhe 10% ulje ne restorantet me pagese.
Edhe nje zone e tere vetem per te rritur

Belek · Rreth 30 min nga aeroporti
Granada Luxury Belek
Hoteli eshte i menduar per familje, por ka zonen Maldive, vetem nga 18 vjec, me pishinen, barin, dhomat dhe plazhin e vet. Nota e tij te Booking eshte 8.0, nen kriterin e listes. Per ciftin qe do argetim prane, por edhe nje vend te qete ku te kthehet.
Te gjitha hotelet, zone per zone, i gjeni te lista e hoteleve ne Antalya.
Detajet kryesore 2027
- Cmimet:
- Dalin ne nentor ose dhjetor. Lini kerkesen dhe ju njoftojme.
- Nisjet:
- Nga maji, shumica ne korrik dhe gusht. Nisja eshte heret ne mengjes.
- Kohezgjatja:
- Shumica 6 nete.
- Perfshihet:
- Fluturimi charter nga Tirana, 20 kg valixhe dhe 8 kg bagazh dore, hoteli me koncept All Inclusive ose Ultra All Inclusive, transferta.
- Femijet:
- Ne disa hotele femija deri 11 vjec mund te jete falas ne hotel, por bileta e avionit paguhet.
- Parapagimi:
- 30-50%, ne baze te hotelit. Pagesa totale deri 1 muaj para nisjes.
- Ku rezervoni:
- Hima Travel, zyra ne Tirane dhe Durres, WhatsApp +355 69 5161 381.
Pyetjet me te shpeshta per hotelet per cifte dhe muaj mjalti
- Cili eshte hoteli me i mire per cifte ne Antalya?
- Varet nga cfare doni. Per hotel pa femije fare, shikoni listen e hoteleve vetem per te rritur. Per hotel te madh me spa, plazh dhe shume ambiente, ku keni edhe nje vend vetem per te rritur, ketu jane 14 hotele. Te Akra Sorgun ne Side, nje pjese e tere e hotelit eshte nga 16 vjec. Per spa te madhe, Cullinan ka 8 000 m2 dhe Regnum Carya 5 000 m2.
- Cili eshte ndryshimi mes hotelit vetem per te rritur dhe hotelit me pishine per te rritur?
- Hoteli vetem per te rritur nuk pranon femije fare. Hotelet ne kete faqe pranojne edhe familje, dhe shumica kane aquapark, por kane pishine ose pjese te vecante ku hyhet zakonisht nga 16 ose 18 vjec. Hotelet pa femije fare i gjeni te lista e hoteleve vetem per te rritur.
- A ka oferta te vecanta per muaj mjalti ne Turqi?
- Disa hotele kane pakete per te sapomartuarit, me dekorim dhome, mengjes ne dhome ose vere te gazuar ne mberritje. Paketa ndryshon nga hoteli ne hotel dhe nga viti ne vit. Oferten e konfirmon agjenti.
- Cila zone e Antalyas u pershtatet me shume cifteve?
- Side ka plazhe te gjata me rere dhe Tempullin e Apollonit buze detit. Belek eshte vetem rreth 30 minuta nga aeroporti, me hotele te medha dhe plazh me rere. Lara eshte zona me e afert me aeroportin, 15 deri 20 minuta. Ne Kemer malet zbresin ne det dhe plazhet jane me guralece.
- Sa kushtojne pushimet per dy veta ne Antalya ne 2027?
- Cmimet e 2027 nuk kane dale ende. Presim te dalin ne nentor ose dhjetor. Lini kerkesen tuaj dhe ju njoftojme sapo te dalin. Cmimi varet nga hoteli, data dhe dhoma.
- Cfare perfshihet ne pakete dhe sa dite zgjat?
- Shumica e paketave jane 6 nete. Paketa charter perfshin fluturimin vajtje-ardhje nga Tirana, 20 kg valixhe dhe 8 kg bagazh dore per person, hotelin me All Inclusive ose Ultra All Inclusive sipas hotelit, dhe transferten aeroport-hotel-aeroport. Sigurimi eshte falas per klientet me nisje nga Shqiperia dhe me pasaporte shqiptare. Masazhet, ekskursionet dhe restorantet me pagese nuk hyjne brenda.
- Si rezervohet dhe si paguhet?
- Na shkruani ne WhatsApp ose ejani ne zyre ne Tirane ose Durres. Parapagimi eshte 30-50%, ne baze te hotelit, pagesa totale deri 1 muaj para nisjes. Paguani ne zyre ose me banke, nga kudo qe jetoni.
- A ka nisje nga Prishtina?
- Per Antalya ka charter edhe nga Prishtina, me operatore partnere. Hotelet dhe ofertat ne kete faqe jane per nisjet nga Tirana; per nisje nga Prishtina na shkruani dhe agjenti ju dergon oferten. Shtetasit e Kosoves hyjne pa vize ne Turqi per qendrime deri ne 90 dite brenda 6 muajve.
Na thoni kur doni te udhetoni
Agjentet tane ju thone cili hotel ju pershtatet.
Na shkruani ne WhatsApp