Hima Travel
Charter Tirane → Antalya · 2027

Top 10 aktivitete qe mund te beni ne Kemer dhe zonat perreth

Ne mengjes ne maje te Tahtalit, pasdite mes rrenojave te Phaselisit, ne mbremje te marina. Ketu malet zbresin ne det dhe dita s'ju mjafton.

  • Sa larg, si shkohet dhe per ke eshte secili
  • Charter nga Tirana

4.6 nga 5 ne Google, mbi 270 vleresime

Kemeri eshte zona per ata qe s'rrine dot gjithe diten ne shezlong. Afer keni nje mal te larte 2 365 m me teleferik, nje qytet antik ku notohet mes rrenojave, nje kanion me pellgje dhe flake qe digjen prej mijera vjetesh. Zgjidhni bashke me ata me te cilet udhetoni, se koha nuk ju del per te gjitha.

Ndajeni me ata me te cilet udhetoni:

Top 10 aktivitete ne Kemer dhe perreth

Jane vende qe rekomandon zyra e turizmit e Turqise, plus Land of Legends dhe jeta e nates. Lista shkon nga me i aferti te me i larguari, me largesite nga qendra e Kemerit dhe minutat me makine, pa trafik; jeep safari, qe s'ka nje pike te vetme, del i fundit. Ne vere llogarisni deri nje te trete me shume. Hotelet shtrihen nga Beldibi deri ne Tekirova: nga Tekirova, Phaselis eshte rreth 7 km dhe Goynuk rreth 27 km; nga Beldibi, Goynuk rreth 9 km dhe Phaselis rreth 29 km.

Transferta e paketes eshte aeroport-hotel-aeroport dhe s'i perfshin keto dalje. Per to ju duhet taksi, makine me qira ose transport lokal; te secili shkruajme si shkohet.

  1. 1. Marina dhe plazhi Moonlight

    Vendi ku mblidhet Kemeri ne mbremje: varka, restorante me peshk te fresket dhe akullore. Pak me tej, gjiri Moonlight ka hije pishash dhe kafene te vogla prane detit.

    Sa larg nga qendra e Kemerit:
    Ne qender te Kemerit.
    Koha:
    Sa te doni. Eshte mbremja e lehte kur s'keni qejf te largoheni shume.
    Per ke:
    Per familje dhe cifte.
    Bilete:
    Jo per marinen. Plazhi Moonlight eshte me pagese.
    Si shkohet:
    Ne kembe nga qendra. Plazhi eshte rreth 10 minuta larg.
  2. 2. Rruga e Bareve dhe klubet

    Jeta e nates ne Kemer eshte nga me te gjallat e bregut. Ne Rrugen e Bareve, lokalet jane njeri pas tjetrit dhe kaloni lehte nga njeri te tjetri. Klubet e medha, si Aura dhe Inferno, kane shfaqje me drita dhe DJ, ndersa rreth Moonlight ka bare me te qeta prane detit. Lokalet hapen e mbyllen nga viti ne vit, ndaj shikoni cfare eshte hapur kur te jeni aty.

    Sa larg nga qendra e Kemerit:
    Ne qender te Kemerit. Klubet e medha jane ne skajin verior te plazhit.
    Sa zgjat:
    Mbremja nis rreth ores 21:00 dhe zgjat deri ne oren 3 ose 4 te mengjesit. Klubet punojne ne sezon, afersisht prill-tetor.
    Per ke:
    Per te rritur dhe te rinj. Klubet s'jane vend per femije, dhe muzika degjohet larg: po udhetoni me femije, zgjidhni hotel larg tyre.
    Si shkohet:
    Ne kembe nga qendra. Nga Beldibi ose Tekirova, me taksi: mendoni si do te ktheheni para se te dilni.
  3. 3. Kanioni Goynuk

    Pas hyrjes ka nje pellg me uje te gjelber dhe zipline deri 40 m mbi toke. Pas 2 km ecje buze lumit arrini te pellgu natyror, ku mund te notoni ne uje te ftohte.

    Sa larg nga qendra e Kemerit:
    Rreth 13 km, rreth 20 minuta me makine.
    Koha:
    Varet sa ecni. Shtegu deri te pellgu natyror eshte 2 km.
    Per ke:
    Per ata qe ecin me qejf dhe duan te freskohen.
    Bilete:
    Po, paguhet ne hyrje.
    Si shkohet:
    Me makine ose taksi deri ne Goynuk. Autobusi Kemer-Antalya kalon nga Goynuku.
  4. 4. Qyteti antik i Phaselisit

    Port antik me tre gjire, ku pishat arrijne deri te rrenojat dhe ju mbrojne nga dielli. Merrni rrobat e banjos: mund te notoni ne gjiret ku dikur ndalonin anijet.

    Sa larg nga qendra e Kemerit:
    Rreth 14 km, rreth 15 minuta me makine.
    Koha:
    Sa te doni.
    Per ke:
    Per familje dhe cifte qe duan histori dhe det ne te njejten dite.
    Bilete:
    Po, bilete ne hyrje. Hapur cdo dite.
    Si shkohet:
    Autobusi Antalya-Kemer-Tekirova ndalon prane. Nga Kemeri ka edhe minibus dhe taksi.
  5. 5. Teleferiku i Tahtalit

    Nga stacioni i poshtem deri ne maje, 2 365 m, me kabina per 80 veta. Lart ka restorante, tarraca dhe nje freski qe ne korrik s'e gjeni poshte. Ka edhe nisje per te pare lindjen ose perendimin e diellit.

    Sa larg nga qendra e Kemerit:
    Rreth 19 km, rreth 30 minuta me makine.
    Sa zgjat:
    Rreth 10 minuta udhetim ne nje drejtim. Sa rrini lart e vendosni vete.
    Per ke:
    Per familje dhe cifte. Merrni nje xhakete, sepse lart eshte me ftohte.
    Bilete:
    Po. Bileta blihet edhe online ne faqen zyrtare.
    Si shkohet:
    Stacioni eshte 7 km larg rruges D400, afer Phaselisit. Vete teleferiku ka sherbim transferte; ose me taksi.
  6. 6. Fluturim me parashute (paragliding) dhe katapulta nga Tahtali

    Fluturim me parashute, me instruktor, nga 2 365 m drejt bregut, me Phaselis poshte kembeve. Per ata qe duan edhe me shume, katapulta ju hedh ne qiell ne maje te malit.

    Sa larg nga qendra e Kemerit:
    Rreth 19 km deri te teleferiku, pastaj nga maja e malit.
    Koha:
    Fluturimi varet nga moti dhe nga operatori.
    Per ke:
    Per ata qe duan adrenaline. Kushtet e moshes i pyesni te operatori.
    Bilete:
    Paguhet te operatoret ne maje, vecmas nga teleferiku.
    Si shkohet:
    Me teleferik deri ne maje.
  7. 7. Flaket e Yanartasit

    Flake te vogla dalin nga shkembi prej mijera vjetesh, nga gazi metan. Dikur u tregonin rrugen detareve dhe lidhen me legjenden e Kimeres. Diten mezi shihen, ne erresire duken me qarte.

    Sa larg nga qendra e Kemerit:
    Rreth 40 km deri ne fshatin Cirali, rreth 40 minuta me makine.
    Sa zgjat:
    Nga fundi i rruges, 20 deri 30 minuta ecje ne ngjitje, ne nje shteg guri rreth 800 m.
    Per ke:
    Per ata qe ecin lehte ne shteg guri. Po shkoni kur erreson, merrni elektrik dore dhe pyetni me pare ne vend deri kur hyhet: zbritja behet ne erresire.
    Bilete:
    Po, paguhet ne hyrje. Karta e muzeve s'vlen ketu.
    Si shkohet:
    Me makine ose taksi deri ne Cirali, dhe rreth 3,5 km me tej deri te fillimi i shtegut. Transporti publik eshte i pakte: mendoni kthimin para se te nisni.
  8. 8. Olympos dhe plazhi i Ciralit

    Qytet antik i fshehur mes pemeve, ne nje park kombetar, qe perfundon ne det. Plazhi i Ciralit, i gjate 3,2 km, eshte nga ata ku breshkat Caretta Caretta bejne vezet.

    Sa larg nga qendra e Kemerit:
    Rreth 40 km, rreth 40 minuta me makine.
    Koha:
    Koha e vizites varet nga ju. Hyrja e rrenojave dhe Cirali kane rruge te ndara: me makine jane 20 km larg, ne kembe 2 deri 3 km pergjate plazhit.
    Per ke:
    Per ata qe duan natyre dhe det pa hotele te medha perreth.
    Bilete:
    Po, bilete ne hyrje te Olymposit. Hapur cdo dite.
    Si shkohet:
    Autobusat drejt Kumluces ju lene ne D400, dhe minibusi ben 10 km e fundit. Ne vere ka me shume, ne dimer pak.
  9. Rreshqitese uji dhe roller coaster te The Land of Legends, Belek

    9. The Land of Legends

    Eshte ne anen tjeter te Antalyas, por ia vlen rruga kur keni femije: mbi 40 rreshqitese uji, roller coaster dhe shfaqje cdo mbremje.

    Sa larg nga qendra e Kemerit:
    Rreth 82 km: rreth 1 ore e 10 minuta pa trafik, rreth 1 ore e 25 minuta sipas kompanive te transfertave.
    Sa zgjat:
    Nje dite e plote. Bileta vlen per nje dite: me dalje dhe hyrje gjate dites, dhe cdo mbremje ka shfaqje.
    Per ke:
    Per familje qe duan nje dite te plote per femijet.
    Bilete:
    Po. Bleni online ne faqen zyrtare ose te biletaria. Cmimi del pasi zgjidhni daten. Femijet deri 3 vjec hyjne falas.
    Si shkohet:
    Nga Kemeri ne rrugen D400, kaloni Antalyan dhe vazhdoni drejt Belekut. Me makine, parkingu eshte falas. Kompani lokale kane edhe ture me marrje nga hoteli. Me autobus: deri ne Antalya, pastaj autobus ose minibus per Belek.
    Gjithcka per Land of Legends →
  10. 10. Jeep safari ne malet Taurus

    Dilni nga rruget e asfaltuara, kaloni nga shtigje pylli, fshatra dhe rrafshnalta ku kullosin dhite. Me shume tronditje dhe plot te qeshura.

    Sa larg nga qendra e Kemerit:
    Ne malet mbi Kemer. Nisja varet nga organizatori.
    Sa zgjat:
    Dite e plote.
    Per ke:
    Per familje me femije te medhenj dhe per miq.
    Bilete:
    Paguhet te organizatori.
    Si shkohet:
    Sipas organizatorit.

Edhe: Kaleici, qyteti i vjeter i Antalyas, rreth 45 km larg, me Porten e Hadrianit, restorante dhe varka drejt ujevarave te Dudenit. Autobusi Kemer-Antalya deri ne stacion, pastaj tramvaji deri te Ismetpasa.

Po zgjidhni hotel ne Kemer?

Na thoni cfare doni te beni, sa veta jeni dhe sa vjec jane femijet. Agjentet tane ju thone cili hotel dhe cila pakete ju pershtatet.

Na shkruani ne WhatsApp

Kemer 2027: mos i humbisni ofertat Early Booking!

Cmimet e 2027 nuk kane dale ende. Lini datat dhe hotelin qe preferoni dhe ju njoftojme sapo te dalin.

Keni pyetje? Na shkruani

Ku te qendroni ne Kemer

Tekirova eshte zona me afer Phaselisit, Tahtalit dhe Yanartasit.

Goynuk e ka kanionin afer.

Te gjitha i gjeni te hotelet ne Kemer, ose lexoni me shume te faqja Pushime ne Kemer.

Aktivitete ne zonat e tjera te Antalyas

Detajet kryesore 2027

Cmimet:
Dalin ne nentor ose dhjetor. Lini kerkesen dhe ju njoftojme.
Nisjet:
Nga maji, shumica ne korrik dhe gusht. Nisja eshte heret ne mengjes.
Kohezgjatja:
Shumica 6 nete.
Perfshihet:
Fluturimi charter nga Tirana, 20 kg valixhe dhe 8 kg bagazh dore, hoteli me koncept All Inclusive ose Ultra All Inclusive, transferta.
Femijet:
Ne disa hotele femija deri 11 vjec mund te jete falas ne hotel, por bileta e avionit paguhet.
Parapagimi:
30-50%, ne baze te hotelit. Pagesa totale deri 1 muaj para nisjes.
Ku rezervoni:
Hima Travel, zyra ne Tirane dhe Durres, WhatsApp +355 69 5161 381.

Pyetjet me te shpeshta per aktivitetet ne Kemer

Cfare mund te beni ne Kemer pervec plazhit?
Teleferiku i Tahtalit, Phaselis, kanioni Goynuk, flaket e Yanartasit, Olympos, jeep safari, fluturim me parashute (paragliding), marina, Rruga e Bareve dhe klubet, dhe The Land of Legends.
Sa zgjat teleferiku i Tahtalit dhe sa i larte eshte?
Rreth 10 minuta ne nje drejtim, deri ne 2 365 m. Lart eshte me ftohte, edhe ne vere, ndaj merrni nje xhakete. Bileta blihet edhe online.
Si shkohet te flaket e Yanartasit?
Me makine ose taksi deri ne Cirali dhe rreth 3,5 km me tej, pastaj 20 deri 30 minuta ecje ne ngjitje. Ne erresire duken me qarte, por zbritja behet pa drite: merrni elektrik dore dhe pyetni me pare ne vend deri kur hyhet.
Ku eshte jeta e nates ne Kemer?
Ne Rrugen e Bareve, ne qender, dhe te klubet e medha ne skajin verior te plazhit, si Aura dhe Inferno, qe punojne ne sezon, afersisht prill-tetor. Rrine hapur deri ne oren 3 ose 4 te mengjesit dhe s'jane vend per femije.
A shkohet ne Land of Legends nga Kemeri?
Po. Eshte rreth 82 km, duke kaluar Antalyan ne rrugen D400: rreth 1 ore e 10 minuta pa trafik, rreth 1 ore e 25 minuta sipas kompanive te transfertave. Llogariteni si dite te plote.
Ne cilen pjese te Kemerit te qendroj per Phaselis dhe Tahtalin?
Tekirova eshte me e afermja: Phaselis rreth 7 km dhe teleferiku rreth 14 km. Na thoni cfare doni te shihni dhe agjentet tane ju thone cili hotel ju pershtatet.
Kur dalin cmimet per Kemerin ne 2027?
Cmimet e 2027 nuk kane dale ende. Presim te dalin ne nentor ose dhjetor. Lini kerkesen tuaj dhe ju njoftojme sapo te dalin. Cmimi varet nga hoteli dhe data.

Po zgjidhni hotel ne Kemer?

Na thoni cfare doni te beni, sa veta jeni dhe sa vjec jane femijet. Agjentet tane ju thone cili hotel dhe cila pakete ju pershtatet.

Na shkruani ne WhatsApp
Ndajeni me ata me te cilet udhetoni: