Hima Travel
Charter Tiranë → Fethiye/Dalaman · 2026

Pushime në Fethiye 2026 Plazh + natyrë për familjen

Laguna blu e Ölüdenizit, parashutë mbi det, plazh + natyrë. Sarıgerme, Hisaronu, Ovacik. Më e kërkuara për familje që duan ujë të kthjellët.

  • Charter direkt nga Tirana
  • All Inclusive · transferta përfshirë
  • Çmime fikse në EUR

16 hotele · 32 oferta

2 të rritur · Shtator · Faqja 1 nga 2

Pyetjet më të bëra për Fethiye

Cila zonë e Fethiyes është më e mirë për familje me fëmijë?
Ölüdeniz është më e kërkuara — laguna blu, plazh i mbrojtur me ujë të qetë, hotele me kids club. Sarıgerme është më e qetë me hotele 5★ all-inclusive me kopshte të mëdha. Hisaronu/Ovacik kanë çmime më të arsyeshme me ambiente malore.
Sa kushton një javë në Fethiye për 2 të rritur + 2 fëmijë?
Korrik 2026, hotel 4★ All Inclusive: nga €1,650 totale për familje. 5★ premium në gusht: nga €2,300. Çmimi përfshin charter + transferta nga aeroporti DLM + All Inclusive.
Sa zgjat fluturimi Tiranë → Dalaman (DLM)?
Direkt charter, rreth 2 orë. Pa ndalesa, pa transit. Aeroporti DLM është 25–60 minuta nga zonat kryesore turistike (Sarıgerme më pranë, Ölüdeniz më larg).
Si është deti i Fethiyes kundrejt Antalyas dhe Bodrumit?
Fethiye ka ujë më të kthjellët se Antalya — laguna e Ölüdenizit konsiderohet ndër plazhet më të bukura të Mesdheut. Plazhet janë mix rëre + zhavorr (jo rërë e plotë si Antalya). Temperatura e detit në korrik–gusht: 26–27 °C.
Çfarë mund të shoh përveç hotelit?
Parashutë mbi lagunën blu (Ölüdeniz është kryeqendra botërore), excursion barke në 12 ishujt, qyteti i lashtë i Telmessos, plazhi i Iztuzu (mbrojtje breshkash deti), Saklikent Canyon. Të gjitha brenda 30–60 min me transfertë.